Ndizet merkato për Ernest Muçin, dy klube angleze hedhin hapin e parë për futbollistin e Kombëtares shqiptare

11 Shkurt 2026, 15:18 / SPORT ALFA PRESS

Ndizet merkato për Ernest Muçin, dy klube angleze hedhin hapin e

Paraqitjet e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit po bëjnë bujë jo vetëm në Turqi. Futbollisti i huazuar nga Beshiktashi, duket se ka siguruar transferimin përfundimtar në verë te ky klub falë paraqitjeve që ka dhuruar deri tani. Por qëndrimi i tij te Trabzonspor nuk është edhe aq i sigurt.

Kjo, pasi klube nga kampionate më të rëndësishme po ndjekin me vëmendje futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Sipas informacioneve nga Turqia, janë dy klube angleze, të cilat kanë shfaqur interesin e tyre për futbollistin ndaj për këtë arsye, do të dërgojnë skautë për ta ndjekur në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat ndaj Fenerbahçes.

Kjo është një sfidë direkte për renditjen në kampionatin turk ndaj paraqitja e Muçit në një duel të tillë padyshim do të marrë më shumë rëndësi.

Pak kohë më parë, presidenti i Trabzonspor deklaroi se klubi kishte marrë oferta të rëndësishme për lojtarë që kishte në huazim dhe sipas mediave turke, i referohej pikërisht Muçit.

Po ndodh...

ide