Ndodh për herë të parë në Spanjë, 3 tifozë dënohen me burg pas thirrjeve raciste kundër Viniciusit
10 Qershor 2024, 15:18 / SPORT

Një ditë historike për futbollin spanjoll dhe për luftën kundër racizmit në fushat e futbollit.
Siç bën të ditur gazeta AS, sot janë dënuar 3 tifozë të Valencias për thirrjet raciste kundër Vinicius Zhunior, lojtarit të Real Madridit.
Ata u dënuan me 1 vit burg por iu reduktua për një të tretën në bazë të marrëveshjes në fazën paraprake, duke lënë dënimin efektiv për tre të pandehurit me 8 muaj burgim dhe shpenzime gjyqësore.
Për më tepër, të dënuarve do t’u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit ku luhen ndeshjet e La Ligës ose të Brazilit për një periudhë prej dy vjetësh. Është dënimi i parë i lëshuar në Spanjë për këtë lloj ankese raciste.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

