Ndotet lumi Seine, shtyhen garat në Lojërat Olimpike

Në Francë, ku zhvillohen Lojërat Olimpike "Paris 2024", gara e triatlonit për meshkuj që ishte planifikuar të zhvillohej sot u shty për nesër për shkak të ndotjes në lumin Seine, raporton Anadolu.
Gara e triatlonit për meshkuj e planifikuar sot në lumin Seine, që shpesh ishte në qendër të diskutimeve për ndotje para Lojërave Olimpike dhe për të cilën qeveria franceze ka shpenzuar 1,4 miliard euro që nga viti 2015, nuk arriti të zhvillohej për shkak të ndotjes.
Edhe seancat stërvitore të triatlonit në datat 28 dhe 29 korrik ishin anuluar për shkak të ndotjes. Gara u shty për nesër.
Trajneri i Kombëtares Franceze të Triatlonit, Benjamin Maze, në deklaratën për France Info tha se shtyrja e garës krijoi zemërim dhe zhgënjim.
Në lumin Seine të Parisit, ku noti është ndaluar që nga viti 1923 për shkak të rreziqeve të shkaktuara nga ndotja dhe trafiku i anijeve, dhe ku ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike u mbajt më 26 korrik, planifikohet të mbahet gara triatlon më 31 korrik dhe 5 gusht, noti maraton në datat 8-9 gusht ndërsa paratriatloni në datat 1-2 shtator.
Franca është nikoqire e Lojërave Olimpike që do të zgjasë deri më 11 gusht. Në organizimin që po zhvillohet në Paris, ku priten afro 16 milionë turistë, marrin pjesë 10.500 sportistë nga 206 delegacione.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

