Ndryshimi i trajnerit jep menjëherë efekt, tre lojtarë dalin në stërvitje te Juventusi dhe pse ishin lënë pushim

26 Mars 2025, 00:07 / SPORT ALFA PRESS

Ndryshimi i trajnerit jep menjëherë efekt, tre lojtarë dalin

Igor Tudor ka nisur menjëherë punën te Juventusi, edhe pse ka një grup të reduktuar lojtarësh për shkak të pauzës së ekipeve kombëtare. Megjithatë, ndryshimi i trajnerit duket se ka vënë në punë lojtarët, pasi tre të tillë janë shfaqur sot në seancën stërvitore edhe pse në teori ishin lënë pushim.

Në fushën stërvitore janë shfaqur mbrojtësi Federiko Gati, anësori i sulmit argjentinas Niko Gonzalez, por sidomos sulmuesi serb Dushan Vlahoviç. Ky i fundit ka qenë një nga lojtarë më të penalizuar që me emërimin e Tiago Motës në pankinën e Juventusit, pasi përfundoi në pjesën më të madhe të kohës në stol.

Duket se ai shpreson të fitojë menjëherë besimin e Tudor, i cili është shprehur disa kohë më parë se Vlahoviç ishte sulmuesi më i mirë në qarkullim në Itali. Serbi shënoi me përfaqësuesen e tij në Ligën e Kombeve dhe tani shpreson që të kthehet të tundë rrjetën edhe me Juventusin. Arsye pse ai ka hequr dorë nga dita e pushimit, për t’u stërvitur në ambientet e klubit.

 

Po ndodh...