
Basha: Sali Berisha nuk ka më çfarë t’i japë demokratëve, kush voton PD-në voton Ilir Metën dhe rrangallat e korrupsionit!

Lulzim Basha shpreh sot në intervistën ekskluzive të dhënë në studion e “Repolitix’ në Report Tv se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Në argumentin e tij, kreu i Koalicionit Euroatlantik, teksa bëri thirrje të votohej numri katër i partisë që përfaqëson në zgjedhje, tha se kush voton PD-në më 11 maj, voton Ilir Metën dhe rrangallat e vjetra të politikës.
“Mos t’i mbajmë demokratët me gur në trajse dhe t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Berisha nuk i shërben më PD-së dhe nuk ka çfarë t’i japë më demokratëve. Ky është momenti që të zgjohen dhe të afrohen me Koalicionin Euroatlantik, se këtu nuk do gjejnë njerëz që kanë ngritur kartona për të liruar të korruptuar dhe mbyllur lista. PD-ja tani nuk është më ajo që e duan të gjithë. Të votosh PD-në tani, do të thotë të votosh Ilir Metën, të korruptuar dhe të arrestuar. Do të thotë të votosh Jozefina Topallin që bashkoi më 2021 votat me Edi Ramën në Shkodër. Vota për Sali Berishën është votë për Metën dhe rrangallat e korrupsionit. E vetmja votë është për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin katër”.
Në fund ai tha se SHBA-të nuk kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe mbështetja e luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe Prokurorisë së Posaçme. Teksa bëri një rezyme të bashkëpunimit të tij me partnerët ndërkombëtarë si kur ishte në pozitë si ministër, ashtu edhe në opozitë, shtoi se ndihma ndërkombëtare do vijonte.
“SHBA mbështesin luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mos nënvlerësohet heshtja momentale e tyre për shkak të tranzicionit momental”.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128