Basha: Rama le të thotë ia futi ai shokëve apo shokët atij! E vodhi mandatin e tretë! Sa gishta ke ti Rame? Sa dorë të rëndë që paske..

25 Mars 2025, 23:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: Rama le të thotë ia futi ai shokëve apo shokët atij!

Kreu i Koalicionit Euroatlantik shpalosi platformën e tij politike dhe elektorale në Report TV si dhe komentoi video-postimet me kryeministrin Edi Rama.

Ai i qëndroi idesë se Rama e vodhi mandatin e tretë të vitit 2021 me krim dhe korrupsion.

“Trekëndëshi i Bermudës, nuk janë dy, janë tre. Rama nuk puqet te 7 herë 7! Kur të tregojë se ku i ka shokët, pse i ka shokët aty, cila është përgjegjësia e tij që i ka aty. Le ta thotë se është i paaftë, ose se ia futa shokëve, ose e vodhën pas shpine. Rama është mbajtur me thonj pas pushtetit. Janë fashikujt e strukturës së posaçme antikorrupsion, është Jurgis Çyrbja, ku edhe vetë mandati i Ramës është produkt i bandave të Durrësit. Është fakt se mandati i tretë i Ramës u bazua në vjedhje, presione, korrupsion e krim (zgjedhjet e 2021)”.
A ka ai mesazh për kryeministrin Rama. Basha përdori edhe ironi dhe batuta nga filmi “Rrethimi i vogël”:

“Mesazhi im për Ramën është që pas 11 majit të bashkëpunojë me SPAK, politikisht të marrë përgjegjësitë. Pse i ka shokët aty ku i ka dhe personalisht të japë llogari për shokët e tij, se nuk janë 1... as 10... mbaruan duart e dorës Rame, nisim me të këmbës... pastaj kryebashkiakët, pastaj 100 e ca të tjerë, që i lëshove. Unë nuk e di se sa gishta ka dora dhe këmba jote Rameee, por dorë të rëndë paske. Ky që mban mend Robert Çamçakëzin, nuk mban mend Fotaq Pushtin! E kapa tek ajo kur ishte në Vlorë kur i thotë atij se hera e parë dhemb pak në fillim por kalon pastaj dhe kjo ishte”, u shpreh ai për Report Tv.
Moderatori Minga e pyet po shkelja e syrit pse bëhet në video-postime dhe nëse është mesazh i fshehur?

“Jo është kot, nuk është mesazh, është si pjesë”, thotë ai.
Kreu i KEA flet edhe për rezultatin e zgjedhjeve.

“Sa mandate do prodhojë Koalicioni Euroatlantik kjo është në dorën e qytetarëve. Ne jemi numri 4. Sa mandate do fitojë rrangalla e qeverisë Rama do e tregojë rezultati. E ka mbushur listën me besnikët e tij dhe të tyre. Kurse kandidatët tanë kush merr një votë më shumë shkon në Parlament”, u shpreh Basha.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128