Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut barazon ndaj Uellsit, Çekia nuk has probleme
25 Mars 2025, 23:19 / SPORT

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme të kualifikueseve të Botërorit 2026. Në 6 sfidat e zhvilluara sonte, u shënuan 20 gola.
Estonia ia doli që të triumfonte në transfertë 2-3 përballë Moldavisë, ndërsa Gjibraltari u mposht 0-4 nga Çekia. Në krahun tjetër, Norvegjia e Erling Haaland fitoi 2-4 në transfertë ndaj Izraelit.
Në ndeshjet tjera, Maqedonia e Veriut ia doli që në shtëpi t’i merrte 1 pikë Uellsit, duke barazuar 1-1. Ndërsa, Lihtenshtejni u mposht 0-2 nga Kazakistani dhe Mali i Zi fitoi 1-0 me Ishujt Faroe.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


