Në stolin e formacionit të javës përkrah Messit, Myrto Uzuni shkëlqen në MLS

1 Prill 2025, 00:05 / SPORT ALFA PRESS

Në stolin e formacionit të javës përkrah Messit, Myrto Uzuni

Myrto Uzuni shënoi golin e parë me fanellën e Fc Austin në MLS. Sulmuesi shqiptar u zhbllokua në ndeshjen e katërt me skuadrën e re, teksa realizoi në portën e St.Louis.

Uzuni është përfshirë në stolin e formacionit të javës në elitën amerikane, përkrah emrave të rëndësishëm si Lionel Messi.

Ylli kuqezi i kombëtares është mjaft në formë, ai “tundi rrjetën” edhe me Shqipërinë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Andorrës.