Nënshkruan me Spartakun e Moskës, Polonia e lë jashtë botërorit
20 Qershor 2022, 19:56 / SPORT

Maciej Rybus nuk mund të luajë me Poloninë në Kupën e Botës, jo sepse eshtë i dëmtuar apo jashtë forme por sepse nënshkoi kontratë me një klub rus, Spartakun e Moskës. Ky është vendimi i marrë nga Fedarata Polake për 32-vjeçarin, një nga veteranët e kombëtares.
Polonia e konsideron Rusinë fajtore të luftës në Ukrainë por edhe një agresor të mundshëm prandaj edhe vendimi i federatës është në të njëjtën linjë me embargon që ka vendosur qeveria ndaj produkteve apo firmave ruse.
Klubet e futbollit rus janë përjashtuar për një afat të pacaktuar nga FIFA dhe UEFA për shkak të luftës në Ukrainë. Rybus me 66 ndeshje me Poloninë, aktivizohet prej vitesh në Rusi dhe gjatë kësaj vere ai është transferuar nga Lokomotiva te Spartaku.
-
Pasi la Shqipërinë, Beniada Nishani përfshihet në një sherr në Itali
20 Qershor, 19:53 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


