
Neuer rikthehet në stërvitje, Bayern projekton aktivizimin e tij në Champions

Kthimi i Manuel Neuer-it në fushë po afrohet shpejt pas dëmtimit të dhimbshëm të pulpës, që portieri i Bayern-it e pati pësuar duke festuar për avantazhin e dyfishtë të Musiala-s në ndeshjen e fituar bindshëm kundër Bayer Leverkusen-it në Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që raporton ‘Bild’, sot portieri gjerman kreu seancën e tij të parë stërvitore në fushë: gjysmë ore me intensitet të mirë në qendrën e stërvitjes të Bayern-it në ‘Säbener Straße’.
Një lajm shumë i mirë, sidomos për rikthimin e Ligës së Kampionëve pas pushimit, pasi Kompany dëshiron ta rikthejë menjëherë Neuer-in në formacionin e titullarit pas pushimit: debuti i tij pas lëndimit do të ndodhë më 29 mars, kundër St. Pauli-t, dhe pastaj një tjetër ndeshje ndaj Augsburg-ut.
Dy ndeshje që do të ndihmojnë për ta rritur dhe ndriçuar legjendën e Gjermanisë, i cili do të jetë në fushë (duk përjashtuar ndonjë surprize) në dy takimet kundër Interit, për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128