Neymar: Oferta e Realit ishte një çek i bardhë, e ndihmova Messin me penalltitë

28 Shkurt 2025, 12:02 / SPORT ALFA PRESS

Neymar: Oferta e Realit ishte një çek i bardhë, e ndihmova

Neymar rrëfen gjithçka në një intervistë ekskluzive për podcastin ‘Podpah’. Mes të tjerash ai zbuloi se refuzoi të firmoste për Realit, edhe pse oferta e Flrentino Perez ishte trefish më e lartë.

"Oferta e Real Madridit ishte një çek i bardhë, më thanë se mund të merrja çfarë të doja... por unë e doja Barçën me zemër. Te Real Madridi do të kisha fituar trefishin.

Florentino Perez më ka pëlqyer gjithmonë, por aty kishte luajtur Ronaldinho dhe unë doja të luaja me Messin", pranoi braziliani.

Si e ndihmoi Neymar Messin me penalltitë

Gjatë bisedës, Neymar rrëfeu edhe një prapaskenë interesante me Leo Messin:

"E ndihmova Messin të përmirësonte gjuajtjet e penalltive. Gjatë një stërvitjeje, më pyeti: ‘Si mund t’i gjuaj kështu penalltitë?’ Unë iu përgjigja: Je i çmendur?

Ti je Messi! Nëse mund ta bëj unë, mund ta bësh edhe ti! Pastaj i tregova disa teknika dhe ai nisi të stërvitej".

Një dëshmi e qartë se edhe më të mirët nuk mbështeten vetëm tek talenti i tyre, por vazhdojnë të përmirësohen çdo ditë.