Nga Cikalleshi tek Uzuni e Muja, Sylvinho shpjegon mungesat “big” në Kombëtare

27 Maj 2024, 16:46 / SPORT ALFA PRESS

Nga Cikalleshi tek Uzuni e Muja, Sylvinho shpjegon mungesat “big”
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho shpjegoi në konferencë zgjedhjet e bëra për listën e Europianit.

Një nga risitë e publikimit të listës së kombëtares shqiptare për në EURO 2024, ishte afrimi i Medon Berishës, i cili do të bëjë debutimin e tij.

Por në listën paraprake vihen re disa mungesa të rëndësihme në sulm, si Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni apo edhe Arbnor Muja.

Mungesë e rëndësishme në mesfushë është Keidi Bare, ndërsa në mbrojtje mungon Frederik Veseli.

Në fjalën e tij, tekniku i Shqipërisë u shpreh se ka kohë për eksperimente dhe se nuk mund ti merrte dot të gjithë.

“Jam krenar që erdhi ky moment. Trajneri dhe stafi kanë falënderim të veçantë për ata që kontribuan, kam mirënjohje për të gjithë. Zgjedhjet janë bazuar në proces të gjatë studimi.

Kemi bërë zgjedhjet për të përballur me sukses një fazë finale europiani. Puna në Kombëtare është ndryshe nga klubet. Ne në miqësore i dhamë mundësi disa lojtarëve. Dera e kombëtares është e hapur.

Ne provuam lojtarët që donim, por nuk kemi kohë për eksperimente. Finalet e Europianit kanë specifikë. Jam i bindur se grupi është 100 përqind. Zgjedhja ime është e vështirë, faleminderit të gjithë. Ne do shkojmë në Europian me optizëm.

Jemi të surprizuar nga zgjedhjet, por në listën e sotshme shohim një tkurrje në repartin ofensiv. Pse kjo zgjedhje?

Ne patëm dy miqësore në muajin mars dhe iu dha mundësia disa lojtarëve për t’u provuar. Por megjithatë, dera e kombëtares tonë është e hapur për të gjithë. Ne bëmë disa testime, pamë disa lojtarë, por koha nuk na premtonte për të bërë eksperimente.

Grupi është 100% i qetë dhe kemi atmosferën e duhur. Janë të gjithë të gatshëm për të shkuar në këtë rrugëtim. E kam të pamundur t’i marrë të gjithë në kompeticion, por ajo që ka rëndësi është se grupi është i qetë dhe i motivuar. Zgjedhjet e trajnerit nuk janë të lehta, por rëndësi ka që lojtarët janë të qetë”,është shprehur Sylvinho.

Nga Cikalleshi tek Uzuni e Muja, Sylvinho shpjegon mungesat “big”

 

Po ndodh...