Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët në fuqi nuk udhëheqin më

5 Janar 2024, 16:06 / SPORT ALFA PRESS

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët
Sapo ka nisur viti 2024 dhe pothuajse kampionatet e futbollit në Europë, i kanë luajtur mbi 50% të ndeshjeve. Detaji kryesor është se gara është ende mjaft e fortë dhe se nuk mund të parashikosh ende se cili ekip do triumfojë.

Le ta nisim nga Kampionati Shqiptar.
Ekipet kanë zhvilluar deri tani 18 ndeshje, surpriza e kampionatit mbetet padyshim skuadra e Egnatias, që kryeson me 37 pikë, e ndjekur nga Partizani me 32 pikë dhe Tirana e Vllaznia me 26 pika secila.
Vitin e kaluar ku kampionati u fitua nga Partizani, skuadra e Egnatias u rendit e treta.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

Premier League

Sigurisht emblema e këtij këtë vit është skuadra e Aston Villes, me rekorde fitoresh dhe paraqitesh dinjitoze në një kampionat ku nuk mungojnë aspak skuadrat e forta.

Liverpuli udhëheq Premier Ligën me 45 pikë, me 20 ndeshje. E ndërsa ndiqet nga Aston Villa me 42 pikë me po aq ndeshje. Gara duket mjaft e fortë, pasi Manchester City me një ndeshje më pak, ka 40 pikë, kurse Arsenali ka 40 pikë por me ndeshje të barabarta me Liverpulin dhe Aston.
I pesti rënditet me 20 ndeshje Totenhemi.
Në sezonin e kaluar 2022-2023 Aston renditej e 7-a në kampionat.

Kampionët në fuqi në Premier Ligë janë skuadra e Mançester Sitit, të cilën vitin e kaluar realizuan një tripletë duke marrë Champiosin, kampionatin dhe Kupën e Anglisë.

Në vitin e kaluar ata ndiqeshin nga Arsenali, Mançester United dhe Newcastle.

Arsenali ka ruajtur disi ekulibrat, kurse Newcastle ka rënë disa numra nga renditja, e ndërsa gjigandët e Man.Utd kanë zhgënjyer shumë pasi ende renditen në vendin e tetë.
Po ashtu dhe ekipi i Çelsit, i cili pozicionohet në vendin e dhjetë. Fituesit e dy trofeve në UCL, vitin e kaluar e mbyllën në vendin e dymbëdhjetë.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

La Liga

Supriza e La Ligas është deri më tani ekipi i Gironas, që ka arritur të lëjë pas me pikë Atletico Madritin dhe Barcelonën.
Girona ka po aq pikë sa dhe Real Madriti i vendit të parë.
Me nga 48 pikë secila Reali dhe Girona janë në garë trofeun e La Ligas.

Në sezonin e kaluar Girona u rendit e 10-anë përfundimin e kampionatit, kurse kampionati u fituar nga Barcelona, ndjekur nga Reali dhe Atletico Madrid.

Real Sociedad u rendit në vendin e katërt, ndjekur nga Vila Real, Betis dhe Osasuna.
Nga ekipet e renditura të parat në sezonin e kaluar, pozitat i ka humbur Osasuna që ndodhet në vendin e dymbëdhjetë, ndërsa është rikthyer Atletico Bilbao nga vendi i tetë, në vendin e pestë.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

Seria A
Deri më tani skuadrat potenciale për të fituar këtë kampionat janë Inter e Juventus.
Interi renditet i pari me 45 pikë, ndjekur nga Juventus me 43 pikë, në vendin e tretë Milan me 36 pikë, kurse në vendin e 4 dhe 5 janë dy skuadra surprizë Fiorentina me 33 pikë dhe 31 pikë Bolonja.

Në sezonin e kaluar Fiorentina u rendit e teta kurse Bolonja e nënta.
Kampionët në fuqi ata të Napolit janë aktualisht në vendin e tetë. Vitin e kaluar ata ndiqeshin nga Lazio, Inter, Milan e Atalanta.
Nënkampionët e Lazios ndodhen në vendin e nëntë, pra jashtë pretendimit për të marrë trofe.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

Bundësliga Gjermane

Pas shumë vitesh dominimi nga Bajern, tashmë kampionati mund të marrë tjetër kthesë. Pas shumë kohësh tashmë kampionatin e udhëheq një tjetër ekip bavarez, Bayern Leverkusen.
Diferenca e dy skuadrave 4 pikë, por Bayern Mynih ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë në vendin e tretë është Stutgart me 34 pikë dhe në vendin e katërt Leipzing me 33 pikë.

Vitin e kaluar Bayern fitoi kampionatin për shkak të golabarazhit, sepse me pikë ishte i barabartë me Borusian e Dortmundit.
Skuadra surpizë mbetet ajo e Stutgardit që nga vendi i gjashtëmbëdhjetë në vitin e kaluar, ka arritur në vendin e tretë. Leipzing ruan sërish ekulibrat, kurse Borusia Dortmund nga nënkampione ka shkuar në vendin e gjashtë.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

Liga 1, Francë

Kampionati Francez u fitua vitin e kalur nga ekipi i PSG me vetëm 1 pikë diferencë me skuadrën e Lens.
Skuadra që ndjek e dyta këtë vit PSG, me vetëm 5 pikë më pak është skuadra e Nicës. Më pas vijnë Marseja dhe Brest. Ekipi i Brest në vendin e katërt ngelet supriza e kampionatit pasi sazonin e kaluar renditej e katërmbëdhjeta. Pozitat i ka humbur vendi i dytë i vitit të kaluar, pasi Lens ndodhet në vendin e shtatë.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

Eredivisie, Hollandë

PSV dhe Feynord mbeten dy skuadrat kryesore sërish në këtë sezon.
Vitin e kaluar fitoi Feynordi me 7 pike diferencë nga PSV, kurse këtë vit PSV udhëheq me 10 pikë diferencë ndaj Feynord duke qënë pretendente kryesore për titull.
Ajaks skuadra legjendare e Hollandës renditet e pesta, ndërsa vitin e kaluar e mbyllte kampionatin në vendin e tretë.
Po ashtu mbeten të ekulibruara ekipe si Twente, AZ Alkmar dhe Sparta Roterdam.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët
Premier League, Portugali

Kampionati udhëhiqet nga Sportingu i Lisbonës me 37 pikë, vetëm një pikë më pak se Benfika e vendit të dytë.
Ekipi i tretë rënditet Porto me 34 pikë dhe Braga me 32 pikë.

Vitin e kaluar Sportingu e mbylli në vendin e katërt, Braga e treta, Porto në vendin e dytë dhe në të parin Benfika.

Ja ekipet që po surprizojnë në Ligat Europiane, kampionët

Artikull nga Alfapress.al

Po ndodh...

ide