Ngjarje tragjike në Argjentinë, ndërron jetë talenti i Velez një ditë para ditëlindjes

27 Shkurt 2024, 21:58 / SPORT ALFA PRESS

Ngjarje tragjike në Argjentinë, ndërron jetë talenti i Velez
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Argjentinë! Jair Rodriguez Pereira, futbollist i të rinjve të Velez, ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare për shkak të një sëmundjeje infektive në spitalin Santa Isabel në Buenos Aires.

Futbollisti i ri iu bashkua klubit në vitin 2019, duke u zhvendosur me familjen në kryeqytetin argjentinas dhe duke luajtur si mesfushor.  

I lindur më 28 shkurt 2009, Pereira ndërroi jetë një ditë para ditëlindjes së tij të pesëmbëdhjetë. Janë pezulluar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me sektorin e të rinjve të Velez. 

 

Po ndodh...