Nuk presin fundin e kontratës, klubi i ri i Asanit merr vendimin e papritur. Zbulohen detajet e largimit surprizë
18 Gusht 2025, 19:09 / SPORT
Jasir Asani do të veshë fanellën e Esteghlalit më shpejt se pritej. Raportimet e fundit nga Irani tregojnë se klubi i ri i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ka vendosur të paguajë për ta pasur në skuadër që tani.
Sipas tyre do të jenë plot 1 milionë dollarë që kalojnë në arkën e Guangju. Klubi i Koresë së Jugut përfiton kështu të ardhura të konsiderueshme. Kjo sepse pas disa muajsh Asani mund të largohej me parametra zero.
Për Asanin do të jetë eksperienca e parë në Iran. Tifozët po e presin me padurim dhe mbështetjen e tyre e kanë shprehur përmes rrjeteve sociale.
Asani u kthye në lojtarin më të rëndësishëm të Guangju. Prej janarit të vitit 2023, anësori spikati me golat e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
