“Nuk shtyhej se isha tifoz i Napolit”, Sarri: Vuajta shumë te Juventus

12 Qershor 2024, 23:57 / SPORT ALFA PRESS

“Nuk shtyhej se isha tifoz i Napolit”, Sarri: Vuajta shumë te

Maurizio Sarri, e thekson pa shumë druajtje se gaboi me aventurën e tij te Juventus. Edhe pse me bardhezinjtë fitoi një titull kampion, sërish tekniku toksan shprehet se vuajti shumë te bardhezinjtë, edhe për shkak të historisë së kaluar me Napolin.

“Eksperienca me Juventusin ishte e mbushur me shumë vuajtje. Kisha diskutime të mëdha edhe në familjen time sepse si tifoz i Napolit ishte e vështirë. Nuk duhej ta kisha lënë Chelsean”.

Ndër të tjera, Sarri theksoi se ndjehet i zhgënjyer për faktin që asnjë nga klubet e Serie A nuk i ofroi një kontratë pas aventurës me Lazion.

“Për fat të keq nuk mora asnjë ofertë nga klubet e Serie A, as nga ato që mendoja se mund t’u përshtatesha. Më vjen pak keq sepse kishte skuadra pa trajner dhe që mund të ishin ideale për mua. Nuk më thirrën as për të biseduar, por presidentët janë ata që vendosin. Megjithatë, meritoja të më dëgjonin edhe sikur për çerek ore”, u shpreh Sarri.