Odise Roshi rikthehet tek goli në Turqi

21 Janar 2024, 21:58 / SPORT ALFA PRESS

Odise Roshi rikthehet tek goli në Turqi

Mesfushori i kombëtares, Odise Roshi është rikthyer te goli në Ligën e Parë turke teksa shënoi për skuadrën e Sakaryaspor në minutën e 56 të ndeshjes ndaj Genclebirligi.

Anësori i kombëtares pasi mori një pasim në hyrje të zonës, e kontrolloi bukur topin dhe me të djathtën mposhti portierin kundërshtar.Për fat të keq, goli i shqiptarit nuk e ndihmoi skuadrën e Sakaryaspor që të fitonte ndeshjen me këta të fundit që u përmbysën me shifrat 3-1.

Për 32-vjeçarin ky ishte goli i tretë në 18 ndeshje të kampionatit ndërsa në llogarinë e Roshit këtë sezon janë edhe dy asiste.

 

Po ndodh...

ide