"Finance Football” zbulon pagat e trajnerëve në Euro 2024, pozicioni i Sylvinhos
5 Qershor 2024, 16:58 / SPORT

Teksa po i afrohemi kampionatit europian, “Finance Futboll” ka bërë publike së fundmi, pagat e trajnerëve të të gjitha përfaqësueseve që do marrin në Euro 2024. Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho pozicionohet në vendin e 16-të, nga 24 trajnerë në total. Sylvinho udhëhoqi kuqezinjtë në kualifikuese, duke bërë të mundur që ekipi të prejë biletën për në kompeticionin e më të mirëve të Europës, për herë të dytë në histori.
Top-3 formohet nga Southgate i Anglisë, Nagelsmann i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Deschamp i Francës dhe Van Gaal i Holandës plotësojnë 5-shën e parë.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

