Partizani ia del me 10 lojtarë përballë Laçit, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Partizani arrin të eliminojë Lacin duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja në “Arenën e Demave” u mbyll 2-1 në favor të të kuqve në një takim që rezultoi spektakolar deri në fundin e saj.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi pikërisht Partizani me anë të Podstrelov. Sulmuesi bjellorus gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të. Të kuqtë mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 41-të, kur Sembene mori kartonin e dytë të verdhë.
Me nisjen e pjesës së dytë, kurbinasit ishin më kërkues, teksa gjetën barazimin me Bibon në minutën e 57-të. Kur gjithçka u mendua se do të shkonte në shtesë, ishte Albers Keko që “fiku” Laçin.
Sulmuesi i Partizani shënoi në minutën e 89-të të sfidës, duke i dhënë të tijëve një kualifikim drithërues në fundin e sfidës.
Ndërkohë takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Elbasanit ka shkuar në shtesë pas barazimit 3-3 në kohën e rregullit. Kujtojmë që të dyja sfidat në ndeshjet e para u mbyllën në barazim pa gola.
-
Vrasja në Laç, del FOTO-ja e viktimës
25 Shkurt, 19:21 -
Daja optimist: Besoj te përmbysja në Kupë, japim shpirtin në fushë
25 Shkurt, 19:16 -
Trump mbështet Ramaswamy për guvernator të Ohios
25 Shkurt, 19:09 -
Vrasja në Laç, del FOTO-ja e viktimës
25 Shkurt, 19:21 -
Daja optimist: Besoj te përmbysja në Kupë, japim shpirtin në fushë
25 Shkurt, 19:16 -
Trump mbështet Ramaswamy për guvernator të Ohios
25 Shkurt, 19:09
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



