Pas derbit të Stambollit vjen dënimi i rëndë për Mourinhon. 4 ndeshje pezullim për frazën rac*ste

27 Shkurt 2025, 20:21 / SPORT ALFA PRESS

Pas derbit të Stambollit vjen dënimi i rëndë për

Përballja mes Galatasaray dhe Fenerbahçes të hënën mbrëma përfundoi në barazim pa gola, por më shumë bujë kanë bërë deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes. Në qendër të polemikave është arbitrimi i sllovenit Vincic dhe disa fjalë të José Mourinhos, të cilat kanë bërë që klubi kampion i Turqisë të ndërmarrë masa të ashpra, duke e denoncuar trajnerin portugez për "deklarata raciste".

Në konferencën për shtyp, Mourinho kishte deklaruar për kundërshtarin se "kërcenin si majmunë", duke iu referuar një proteste të pankinës së Galatasaray në minutat e para të ndeshjes. Një frazë pa dyshim e papërshtatshme dhe që ndoshta nuk kishte qëllim diskriminues, por Federata Turke e Futbollit vendosi të veprojë ashpër: "Special One" është pezulluar për 4 ndeshje.

Në vendimin e federatës ka ndikuar edhe një episod tjetër: Mourinho pranoi në konferencë se kishte shkuar në dhomën e arbitrave pas ndeshjes dhe i ishte drejtuar gjyqtarit të katërt turk me fjalët: “Nëse ti do të ishe arbitër kryesor, do të ishte një katastrofë". Ndërsa për Vincic u shpreh: "E falënderova që erdhi ta gjykonte këtë ndeshje".

Tani pritet reagimi i Fenerbahçes, e cila e kishte mbrojtur trajnerin e saj me një komunikatë dhe është prej muajsh në konflikt të hapur me sistemin arbitrar të futbollit turk, duke akuzuar se Galatasaray po favorizohet.

 

Po ndodh...

ide