Pasi fituan Champions League, PSG nxjerr në shitje dy sulmues: Presim oferta

2 Qershor 2025, 22:23 / SPORT ALFA PRESS

Pasi fituan Champions League, PSG nxjerr në shitje dy sulmues: Presim

Pas triumfit historik në Champions League, PSG ka nisur direkt përgatitjet për të bërë gati ekipin për sezonin e ardhshëm, ku synimi madhor është mbrojtja e trofeut të fituar të shtunën ndja Interit.

Mediat franceze bëjnë me dije se PSG ka vendosur të “spastrojë” ekipin me lojtarët që nuk janë në planet e Luis Enrique, me qëllim për të krijuar hapësirën e duhur për nënshkrimet e reja. Dy lojtarët e parë që kanë dalë në shitje dhe PSG pret tani ofertat e duhura janë dy sulmuesit: Goncalo Ramos dhe Lee Kang-in.

Sulmuesi portugez ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon, por nuk ka arritur dot të fitojë një vend titullari dhe nuk është në planet e Luis Enrique për sezonin e ri. Për 23-vjeçarin ka interes të madh nga Liverpool, kampioni i Premier League është i gatshëm të paguajë deri në 55 milionë euro për kartonin e portugezit.

Koreani Lee Kang-in ka shënuar vetëm 6 gola këtë sezon dhe ka dhënë 6 asiste, shifra të pamjaftueshme për Luis Enrique, ndaj është nxjerrë në shitje. Kontrata e të dy sulmuesve mbaron në vitin 2028, por nëse vijnë ofertat e duhura, PSG është e gatshme t’i lërë të lirë këtë verë.

 

Po ndodh...

ide