Lajme flash

Pedri: Dua të fitoj trofe, do të firmosja për një finale Barcelona-Real Madrid në Champions

19 Mars 2025, 21:09 / SPORT ALFA PRESS

Pedri: Dua të fitoj trofe, do të firmosja për një finale

Mesfushori i Barcelonës, Pedri foli për tema të ndryshme, direkt nga grumbullimi i kombëtares spanjolle. Ai u shpreh se synon trofe me katalanasit dhe se do të dëshironte që në finale të Champions të përballej me Real Madrid.

Shanset për të fituar tituj: “Për momentin jemi në garë në çdo kompeticion.  Tripleta? Jemi të rinj dhe duhet të mendojmë shumë. Kemi ambicie për të fituar shumë tituj.”

Qëllimi i madh: “Unë do të isha i kënaqur të fitoja Champions League. Është një titull që nuk e kam fituar kurrë dhe Barça nuk e ka ngritur atë prej kohësh.

Një finale e mundshme kundër Real Madridit? “Unë do të nënshkruaja për të luajtur një finale të Champions League me Madrilenët. Pse jo? Ne nuk duhet të kemi frikë nga askush.”

 

Po ndodh...