Penalltitë nderojnë Anglinë, kualifikohet në gjysmëfinale mes drithërimave përballë Zvicrës

6 Korrik 2024, 20:46 / SPORT ALFA PRESS

Penalltitë nderojnë Anglinë, kualifikohet në

Anglia ka siguruar gjysmëfinalen Kampionatit Europian pasi ka eliminuar Zvicrën pas goditjeve të 11-metërshave.

Koha e rregullt e takimit u mbyll në baraspeshë 1-1, ndërsa 30 minutat e shtesës nuk panë më gola duke detyruar skuadrat t’i drejtoheshin penalltive për të zgjidhur takimin.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donald Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye.

Mirëpo vetëm 4 minuta më pas Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.

Falë goditjes së penalltive triumfin e madh e arritën “Tre Luanët” e Anglisë, të cilët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 5-3, ku për “Helvetët” e Murat Yakin gaboi mbrojtësis, Manuel Akanji, goditje e të cilit u ndal nga Pickford.

 

Po ndodh...

ide