Përballja Shqipëri-Angli, Tuchel publikon listën! Anglia do të ketë Bellinghamin në Tiranë

7 Nëntor 2025, 13:35 / SPORT ALFA PRESS

Përballja Shqipëri-Angli, Tuchel publikon listën! Anglia do

Pas Shqipërisë, edhe skuadra angleze ka zyrtarizuar lojtarët që do të thërrasë për ndeshjet ndaj Kombëtares tonë dhe Serbisë.

Anglia e cila e ka siguruar kualifikimin do të presë fillimisht Serbinë, ndërsa më pas sfidon Shqipërinë në stadiumin “Air Albania”.

Siç edhe ishte paralajmëruar, Bellingham është rikthimi i bujshëm në listën e Thomas Tuchel ndërsa surprizë është mungesa e Ljuis Skellit, talenti që i shënoi Shqipërisë në “Wembley”.

Po ashtu, as Oli Uatkins i Aston Vilës nuk është ftuar, edhe pse pritej të ishte pjesë e emrave.

Risi në këtë listë shfaqet Aleks Skot i cili po bën mjaft mirë në kampjonat dhe e ka merituar ftesën e Tuchel.

Për Dani Uellbek nuk ka vend, edhe pse ka spikatur me Brajton gjatë kësaj periudhe.

Tjetër fakt interesant është thirrja e sulmuesit të Barcelonës, Rashford, ndërsa nuk mungojnë as emra si Kane, Foden, Saka apo Bowen.

 

Po ndodh...

ide