Përcaktohet kalendari i Premier League, sezoni i ri nis me supersfidën Chelsea-Liverpool

Kampionatin e fundit, Manchester City ishte në gjendje të përfitonte nga fundi i dobët i sezonit të Arsenalit dhe të lundronte drejt titullit të nëntë të Premier League. “Qytetarët” do të shpresojnë t’i bëjnë 10-të vitin e ardhshëm, megjithëse një ekip i ri dhe i përmirësuar i “Topçinjve” pa dyshim do të jetë i gatshëm për hakmarrje.
Klube si Newcastle dhe Manchester United do të duan t’ua prishin festën, gjithashtu. Shfaqja e skuadrave si Brighton dhe Aston Villa e bëri garën për Evropën më të ashpër se kurrë më parë në Angli. Sezoni 2023-2024 duket se do të jetë edhe më i rivalizuar, me Liverpool, Chelsea dhe Tottenham që kërkojnë të rikthehen nga paraqitjet e tyre zhgënjyese.
Në anën tjetër të tabelës, të tria klubet e promovuara në Premier League synojnë t’i mbijetojnë rënies, pasi ligës elitare të Anglisë i bashkohen Burnley, Sheffield United dhe Luton Town më 2023-2024. Ndërkohë, sot u hodh shorti për kampionatin e ri të Premier League. Këto janë ndeshjet e javës së parë:
Vincent Kompany do të udhëtojë te ish-punëdhënësit e Manchester City për debutimin e tij si trajner në Premier League, pasi skuadra e tij Burnley u rikthye menjëherë nga rrëzimi në sezonin 2021-2022.
Debutuesit e tjerë, Luton dhe Sheffield United, do të përballen me njërin nga anëtarët e ‘M23 Derby’, me ‘Hatters’ që udhëtojnë në Brighton dhe ‘Blades’ që presin Crystal Palace.
Megjithatë, padyshim ndeshja e spikatur e javës hapëse të kampionatit të ri anglez është Chelsea kundër Liverpool në ‘Stamford Bridge’. Të dyja skuadrat patën paraqitje zhgënjyese sezonin e kaluar dhe do të konkurrojnë sërish për kualifikimin evropian në sezonin 2023-2024.
Ja ndeshjet e javës së fundit:

Ja të gjitha skuadrat e Premier League, sezoni 2023-2024:
Arsenal
Aston Villa
Bournemouth
Brentford
Brighton
Burnley
Chelsea
Crystal Palace
Everton
Fulham
Liverpool
Luton Town
Manchester City
Manchester United
Newcastle United
Nottingham Forest
Sheffield United
Tottenham Hotspur
West Ham United
Wolves
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


