Përdhunoi vajzën e re shqiptare, ja si është tani jeta e re e Robinhos në burgun e konsideruar ‘ferri në tokë’

12 Qershor 2024, 10:47 / SPORT ALFA PRESS

Përdhunoi vajzën e re shqiptare, ja si është tani jeta e re

Robinho, lojtar i Real Madridit nga viti 2005 deri në 2008, po vuan dënimin me 9 vite në sistemin e burgjeve braziliane (të përcaktuar si "ferri në tokë") për përdhunimin në grup të një vajze të re shqiptare në Milano, më 2013.

Ish-futbollisti brazilian, tashmë 40-vjeçar, i cili gjatë gjithë karrierës së tij të suksesshme futbollistike luajti për Santos, Real Madrid, Manchester City, Milan, Guangzhou Evergrande, Atlético Mineiro, Sivasspor dhe Istambul Baakehir F. K., po përshtatet me jetën e re pas hekurave.

Gazeta “The Sun” raporton se Robinho po kryen në burg një kurs bazë elektronike prej 600 orësh. Kursi është pjesë e një programi të punës në burgje, që është krijuar nga Instituti Universal Brazilian për t’iu mësuar të burgosurve aftësi të reja në përgatitjen për lirimin e tyre të ardhshëm.

“Është e vështirë të thuhet nëse ai po e shijon apo jo, por kursi po e ndihmon atë të kalojë kohën”, – shpjegoi avokati i Robinhos. Pas këtij kursi, Robinho, i cili luajti 100 ndeshje me kombëtaren e Brazilit dhe fitoi më shumë se 70 milionë euro gjatë gjithë karrierës së tij, do të mund të riparojë televizorë, radio dhe pajisje të tjera elektronike në burg.

Mario Rosso Vale, avokati i Robinhos, konfirmoi se ish-futbollisti ka qenë një i burgosur model, që kur u burgos në mars: "Robinho e mban kokën ulur dhe ecën përpara me qetësi. Ai është një i burgosur shembullor, nuk ka pasur asnjë problemet me të burgosurit e tjerë”.

Avokati zbuloi se Robinhos iu dhanë disa këpucë futbolli që të merrte pjesë në ndeshjet e vogla që organizohen në burg. Robinho hyri në një sistem burgjesh të tejngarkuar brazilian, i cili nxjerr në pah kushtet e mbipopullimit. Ky sistem është quajtur në shtyp si "ferri në tokë" (të burgosurve ka ndodhur t’iu pritet koka, aty ka bosë të egër të drogës, banja me vrima në dysheme, kushte të këqija sanitare, dhunë seksuale…)

Një raport i “Human Rights Watch” mbi burgjet e Brazilit denoncoi fondet e pamjaftueshme për të mirëmbajtur objektet ekzistuese të izolimit dhe theksoi prishjen e tyre.

“Mbipopullimi është një problem madhor në burgjet e Brazilit dhe askund nuk është më keq se në Pernambuco. Shteti ka mbyllur dhjetëra, mijëra njerëz në reparte të dizajnuara për një të tretën e këtij numri dhe ua ka dorëzuar çelësat të burgosurve që përdorin dhunën e frikësimin për të menaxhuar mjediset e burgjeve si çifligje personale”, – shpjegoi María Laura Canineu, drejtoreshë e “Human Rights Watch”.

 

Po ndodh...