Përshëndetje naziste në tribunë, klubi belg përjashton 34 tifozë
6 Gusht 2024, 23:25 / SPORT

Klubi i Club Brugge në Belgjikë i ka ndaluar 34 tifozëve të tij hyrjen në stadium për ndeshjet e ardhshme në këtë sezon.
Tifozët, në ndeshjen e fundit ndaj Standart Liege kanë përshëndetur me gjeste naziste në tribunën e tyre.
Mirëpo, janë identifikuar nga drejtuesit e Brugge dhe tashmë do ta kenë të pamundur ta ndjekin nga pranë skuadrën e zemrës.
Në fakt, edhe vetë Federata e Belgjikës kishte nisur një hetim në lidhje me gjestet e tifozëve, por drejtuesit e Brugge nuk kanë pritur për një vendim dhe kanë reaguar vetë.
Klubi i Brugge nëpërmjet një reagimi theksoi se nuk mund të lejojë të tilla sjellje nga tifozeria e saj, duke dalë dhe duke reaguar kundrejt çdo formë racizimi apo shfaqje politike e cila nuk ka lidhje me futbollin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
