Pikëpyetje mbi të ardhmen e Kumbullës, pas Empolit edhe Cagliari në garë për mbrojtësin e Romës
15 Gusht 2024, 15:41 / SPORT

Ndërkohë e paqartë nuk është vetëm e ardhmja e Armando Brojës. Edhe mbrojtësi i kombëtares tonë dhe Romës, Marash Kumbulla vijon të ketë ende pikëpyetje mbi të ardhmen e tij.
Nëse vetëm dy ditë më parë u përfol për një interesim të Empolit për Kumbullën, ditën e sotme janë sërish mediat në Itali që bëjnë me dije se në garën për Kumbullën, tashmë është përfshirë edhe skuadra e Kaljarit po në Serie A.
Kumbulla nuk është në planet e trajnerit të Romës, De Rossi ndaj me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë larg kryeqytetit, por mund të vijojë sërish të jetë në Itali.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
