Pioli drejt kthimit në Serinë a, e kërkon klubi që do luajë në Champions

Nëntë vjet më vonë, Atalanta e gjen veten në një udhëkryq vendimtar: zgjedhjen e një trajneri të ri.
Xhian Piero Gasperinit i përfundon kontrata më 30 qershor 2025 dhe duket se nuk do të rinovojë. Kështu klubi i Bergamos duhet të marrë kohën e nevojshme për të vlerësuar me kujdes profilin më të përshtatshëm për ta udhëhequr në të ardhmen.
Një emër duket se ka fituar terren në orët e fundit është ai i Stefano Piolit, raporton sot “Gazzetta dello Sport”. Profili i ish-trajnerit të Milanit po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim te Atalanta për disa arsye. Pioli duket se është përpara kandidatëve të tjerë në listën e pronarëve, falë CV-së së tij shumë të respektueshme.
Megjithatë, nëse kjo hipotezë do të materializohej, Atalanta do të duhet të merret me situatën kontraktuale të trajnerit, aktualisht i lidhur me Al-Nasr deri më 30 qershor 2027. Kontaktet dhe negociatat do të jenë të nevojshme për të kuptuar mundësinë e kthimit të tij në Itali dhe zgjidhjen e mundshme të angazhimit të tij ndaj klubit saudit.
Pavarësisht kësaj pengese, emri i Stefano Piolit duket se është në krye të listës së dëshirave të Atalantës për të hapur një kapitull të ri pas epokës së gjatë dhe të lavdishme të Gasperinit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

