"Po vjen!" Legjenda madrilene e bën të kryer transferimin e Mbappe në Spanjë

21 Prill 2022, 18:45 / SPORT ALFA PRESS

"Po vjen!" Legjenda madrilene e bën të kryer transferimin e

Telenovela e së ardhmes së Kylian Mbappe po hyn në seritë e saj të fundit dhe gjithçka duket se do të përfundojë me nënshkrimin e lojtarit me Real Madridin. Në klubin madrilen ata e marrin si të mirëqenë që vendimi i sulmuesit për të shkuar në Santiago Bernabéu është marrë tashmë, ndërsa në PSG ata po shohin opsionet e fundit që lojtari të vazhdojë kontratën e tij, e cila përfundon në qershor, dhe të vazhdojë në Paris.

Legjenda e “Los Blancos” Roberto Carlos dha të dhëna të reja dje dhe ‘konfirmoi’ në El Sadar ardhjen e sulmuesit parisien. “Po vjen”, tha ai kur u pyet nga disa fansa teksa po bënte foto me mbështetësit e tjerë.

Po ndodh...