Programi i Shqipërisë/ Trajneri Silvinjo del nesër para mediave, të hënën nis grumbullimi

14 Mars 2025, 14:34 / SPORT ALFA PRESS

Programi i Shqipërisë/ Trajneri Silvinjo del nesër para mediave,

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të publikojë ditën e nesërme listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.

Në orën 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet konferenca për mediat ku Silvinjo do tju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me emrat e thirrur, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri. Pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, kuqezinjtë do të nisin grumbullimin ditën e hënë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Rikujtojmë që Kombëtarja ndodhet në Grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Padyshim që Anglia është favoriti kryesor për kreun, ndërsa Shqipëria do ta nisë nga “Uembli” këtë rrugëtim.