PSG, Luis Enrique: Champions është vështirësuar, kjo është e qartë

29 Janar 2026, 16:27 / SPORT ALFA PRESS

PSG, Luis Enrique: Champions është vështirësuar, kjo

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique analizoi barazimin 1-1 ndaj Neëcastle në Champions.

“Ishte një pjesë e parë shumë e mirë. E nisëm pozitivisht. Humbëm një penallti, por krijuam raste. Goli i barazimit pak para pjesës së parë dhembte.

E meritonim fitoren, jo me një diferencë të madhe, por pak më shumë. Përballemi me ekipe shumë të ndryshme në Ligue 1. Nuk kam asgjë për të qortuar lojtarët e mi, edhe nëse disa nuk performuan në nivelin e tyre të zakonshëm.

Mund të jemi më të mirë dhe të marrim rezultate më të mira. Por ne jemi këtu, jemi gati. Do të shohim kundër kujt do të luajmë, kundër Monacos apo Qarabagut. Jam shumë kërkues ndaj ekipit tim. Duhet të analizojmë se me kë do të përballemi. Kishim 13 pikë para ndeshjes së fundit. E meritonim fitoren kundër Neëcastle. Humbja në Lisbonë, megjithatë, ishte e pamerituar”- tha ai.

Me barazimin, PSG mbetet jashtë top-8 dhe duhet të kalojë nëpërmjet Play off.

 

Po ndodh...

ide