Real Madrid futet në garë për 22-vjeçarin e Premier League
12 Nëntor 2024, 15:42 / SPORT

Real Madrid i është bashkuar garës për të nënshkruar me Murillo të Nottingham Forest në merkaton e janarit, sipas TBR Football.
Murillo është një nga objektivat kryesorë të Arsenalit dhe Liverpoolit dhe ndërhyrja e spanjollëve nuk do t’i lehtësojë gjërat për klubet angleze.
Ka pasur gjithashtu raporte që thonë se Madridi dërgoi vëzhgues për të parë qendërmbrojtësin që shënoi golin e vetëm për Nottingham Forest në humbjen 1-3 ndaj Newcastle në shtëpi të dielën, 10 nëntor.
Murillo, i cili ka dalë nga radhët e Corinthians, iu bashkua Forestit në merkaton e verës të vitit 2023 dhe gradualisht është bërë një nga lojtarët kryesorë të ekipit.
22-vjeçari është vlerësuar për aftësitë e tij të mbulimit të kundërshtarit, si dhe pozicionimin e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
