Real Madrid vijon projektin me të rinjtë, për herë të parë në histori firmos një lojtar nga Porto Riko

22 Janar 2024, 09:33 / SPORT ALFA PRESS

Real Madrid vijon projektin me të rinjtë, për herë të

Real Madrid firmos deri në vitin 2026 me Jeremy De Leon. Lojtari i datëlindjes së vitit 2004, mbërrin te madrilenët nga klubi i Castellon ndërsa shndërrohet në të parin futbollist nga Porto Riko që bëhet pjesë e “Galaktikëve”.

De Leon aktivizohet në fazën ofensive dhe fillimisht do t’i bashkohet të rinjve të Real Madrid e nëse ia del që të shkëlqejë, atëherë trajneri Carlo Ancelotti mund t’i dhurojë një shans edhe në ekipin e parë. De Leon konsiderohet një lojtar që i “djeg” mbrojtësit falë shpejtësisë ndërsa ai vetë refuzoi dy oferta nga klube të LaLiga-s vetëm për t’iu bashkuar Realit.

Me afrimin e De Leon, spanjollët konfirmojnë strategjinë e tyre në vitet e fundit për t’i besuar të rinjve më të talentuar teksa pjesë e organikës së “Los Blancos” janë tashmë emra të konfirmuar si Vinicius Jr, Rodrygo, Camavinga, Bellingham, Tchouameni apo Arda Guler.

 

 

 

Po ndodh...

ide