
Rekord shpërblimesh nga FIFA në Botërorin e klubeve

Shuma totale e shpërblimeve që do të shpërndahen për Kupën e Botës për Klube do të jetë rreth një miliard dollarë (930 milionë euro).
Turneu i rinovuar dhe i zgjeruar i FIFA-s në formatin e ri do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA (14 qershor-13 korrik) do të shohë 32 ekipe në fushë.
Shifra “e paprecedentë”, siç thekson Federata Ndërkombëtare, është miratuar sot nga Këshilli, duke qenë se priten dy miliardë dollarë të ardhura nga turneu i ri.
Kjo është më shumë se dyfishi i parave të shpërblimeve të vënë në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar, që ishte 440 milionë dollarë.
“Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s të së mërkurës në Zyrih, ne konfirmuam se do të ketë një fond shpërblimi prej 1 miliard dollarësh për Kupën e Botës FIFA për klubet pjesëmarrëse dhe një shumë prej të paktën 250 milionë dollarësh shtesë si solidaritet për klubet jo-pjesëmarrëse në mbarë botën”, shkruan presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128