
Rudiger lë 'në baltë' Real Madridin, humbet ndeshjet e Champions League

2 Shkurt 2025, 23:31 / SPORT
Si të mos mjaftonte humbja 1-0 kundër Espanyol, Real Madrid humbi edhe mbrojtësin Antonio Rudiger për shkak të një dëmtimi. Ishte minuta e 14-të e ndeshjes kur gjermani ndjeu shqetësime në gju dhe iu desh të dilte nga fusha.
Tifozët e klubit "Galaktik" treguan frikë se mund të mos e kishin Rudiger në ndeshjet më të rëndësishme që e presin Real Madridin në dy javët e ardhshme dhe për fat të keq nuk gabuan.
Real Madridi konfirmoi mëngjesin e së dielës se lëndimi i Rudiger është më i rëndë dhe se ai do të mungojë për 20 ditë. Kjo do të thotë se ai patjetër do të humbasë derbin kundër Atletico Madridit dhe më e keqja për Realin është se nuk do të jetë në skuadër për dy ndeshjet kundër Manchester City në Champions League.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128