Rumania s’ka të ndalur, Marin e Dragus trefishojnë rezultatin ndaj Ukrainës

17 Qershor 2024, 16:39 / SPORT ALFA PRESS

Rumania s’ka të ndalur, Marin e Dragus trefishojnë rezultatin
Rumani-Ukrainë po përballen këtë të hënë në kuadër të takimit të parë të fazës së grupeve, sfidë e Grupit E që nisi në orën 15:00 dhe që po luhet në “Allianz Arena” Mynih.

Rumunët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, ndërsa fraksionin e dytë të lojës e nisën furishëm duke shënuar dy gola në 4 minuta për t’i çuar shifrat në 3-0.

Në minutën e 53-të, një goditje tokazi e Marin nga jashtë zone bëhet e pakapshme për portierin Lunin me këtë të fundit që tregohet naiv dhe i dhuron një tjetër gol rivalit.

Vetëm 4 minuta më pas, Man driblon të gjithë në zonë dhe pason për Dragush që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të realizojë.

 

Po ndodh...

ide