Salah pranon ulje page, pritet të rinovojë me Liverpoolin
9 Prill 2025, 21:03 / SPORT

Dukej sikur Liverpool ishte thuajse i dorëzuar, duke lëshuar tre yje me parametra zero në verë, por gjërat po ndryshojnë pozitivisht.
Pas konfirmimit zyrtar të Van Dijk për rinovimin e kontratës, radhën e ka Salah. Egjiptiani raportohet se ka pranuar kushtet e klubit anglez për të hedhur firmën.
Sulmuesi duket i gatshëm për t’u paguar më pak, me kusht që kontrata e re të mos jetë për vetëm një sezon, por minimalisht për dy, me opsion rinovimi automatik të një sezoni të tretë nëse arrin disa objektiva.
Kanë mbetur vetëm detajet. Arnold do të transferohet në Madrid, por dyshja Van Dijk – Salah nuk do të lëvizë nga “Anfield”. Lajm i shkëlqyer për tifozët e kuq.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




