Sfida Dortmund-Real/ Mbyllet pa gola pjesa e parë

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales së Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid.
Në “Wembley” ka qenë një fraksion i parë i lojës spektakolar, mjaft i luftuar nga skuadrat por ishin gjermanët ata që dominuan duke pasur raste të njëpasnjëshme shënimi.
Gafa e Adeyami, shtylla dhe portieri Cortuois kanë mbajtur në lojë spanjollët duke iu mohuar golin e avantazhit skuadrës së Edin Terzic.
Në minutën e 22-të, Adeyemi i gjendur i vetëm para Cortouis nuk arrin të shënojë duke bërë më të vështirën.
Vetëm dy minuta më pas, shtylla i mohon golin gjermanëve. Ishte Fulkryg ai që “flirtoi” me avantazhin, por u ndal nga shtylla.
Tjetër rast për shënim në minutën e 28-të për Dortmundin, sërish me protagonist Adeyemin, por kësaj here ishte Courtois që i tha “jo”, sulmuesit gjerman.
Dortmundi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme dhe provon me Sabitzer në minutën e 41-të, por tentativa e tij ndalet nga portieri belg i Real Madrid.
STATISTIKAT:

-
Dortmund-Real Madrid/ Adeyemi “fal” spanjollët, humb rastin e artë
1 Qershor, 21:39 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


