
Shënoi dopietë me Arsenalin, Merino: Golat për gruan, harrova t’i bëj dhuratë për Shën Valentin

Mikel Merino shënoi dy herë për Arsenalin në fitoren e tyre 2-0 ndaj Leicester të shtunën dhe ia kushtoi dopietën gruas së tij, së cilës harroi t’i blinte një dhuratë në ditën e Shën Valentinit.
Në minutën e 69-të, Arteta largoi Sterling nga fusha, spostoi Trosardin në të majtë dhe dërgoi zëvendësuesin e Sterlingut, mesfushorin Merino, të luante në sulm.
Në minutën e 81-të dhe 87- të, spanjolli mposhti “Dhelprat” dhe u kujdes që t’ia dedikonte këtë gruas së tij, duke bërë shaka se ajo do të vlerësonte heroizmin e tij në fushë më shumë se një buqetë standarde me trëndafila ose një kuti çokollate.
“Mendoj se është një ditë e mirë për të shënuar, sepse harrova t’i jap gruas sime diçka për ditën e Shën Valentinit, kështu që kjo i dedikohet asaj. Unë mendoj se ajo do ta kishte vlerësuar këtë më shumë se një trëndafil apo disa çokollata”, tha 28-vjeçari për “TNT Sports”.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128