Sherr për para/ Ish-futbollisti i njohur i Serie A qëllohet me thikë nga familjari i tij

20 Dhjetor 2023, 18:43 / SPORT ALFA PRESS

Sherr për para/ Ish-futbollisti i njohur i Serie A qëllohet me

Ish-futbollisti Ezequiel Lavezzi ka përfunduar në spital, pasi raportohet se ka marrën jë plagë me thikë.

Ish-ylli i PSG u dërgua në spitalin Cantegrill Sanatorium nga Punta del Este, në Uruguai mëngjesin e sotëm, pasi kishte marrë një plagë të rëndë në stomak. Fillimisht, familjarë të sulmuesit argjentinas deklaruan se ai ishte plagosur, pasi ishte rrëzuar nga një shkallë teksa ndërronte një llambë në shtëpi.

Por autoritetet zbuluan më vonë, se në fakt ai ishte qëlluar me thikë nga një anëtar i familjes së tij, gjatë një feste, për shkak të një konflikti parash.

Megjithatë, mediat vendase raportonë se ende nuk ka një raport zyrtar nga klinika dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e ish-futbollistit 38-vjeçar.

Lavezzi ka katër vite që është tërhequr nga futbolli, konkretisht në vitin 2020 në skuadrën kineze Hebei FC. Pasi vari këpucët në gozhdë, ai e ka shfrytëzuar kohën e tij për të udhëtuar nëpër botë dhe për të festuar.

Përveç skuadrës franceze të PSG, Lavezzi ka luajtur për Genoa dhe Napoli në kampionatin italian, Serie A.







Po ndodh...

ide