Shkaktuan trazira gjatë sfidës me Vllazninë, 5 tifozë të Tiranës përjashtohen nga stadiumet

FSHF i ndalon futjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë 5 tifozëve të klubit të Tiranës.
Tifozët e Tiranës gjatë ndeshjes të luajtur më 25 gusht 2024 ndaj Vllaznisë dhe që përfundoi 2-2, hodhën kapsolla nga sektori i miqve në stadiumin “Loro Boriçi” dhe u konfliktuan me policinë.
Policia e Shkodrës shoqëroi pas ndeshjes 4 tifozë, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Tashmë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës të FSHF-së vendosi sot ndalimin në stadium të 5 tifozëve për një periudhë të pacaktuar kohe:
Njoftimi:
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, KF Vllaznia – KF Tirana të zhvilluar më datë 25.08.2024 ora 20:00 në stadiumin Loro Boriçi, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
VENDOSI:
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
Devid Arben Pesjaka
Shpëtim Ardian Xorxi
Shendi Roland Sata
Arben Petrit Sulaj
Mirash Irfan Lila
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
-
-
Gol dhe asist, dy futbollistët shqiptarë shkëlqejnë te skuadra rumune
13 Shtator, 20:45
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


