Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

23 Maj 2025, 18:21 / SPORT ALFA PRESS

Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për

Luka Modriç do  ta mbyllë me Real Madridin pas Botërorit të Klubeve dhe që tani kanë nisur spekulimet për të ardhmen e futbollistit kroat Të shumta janë hipotezat në mediat ndërkombëtare për futbollistin, i cili dëshiron të qëndrojë në aktivitet edhe një tjetër vit për të shijuar mundësisht Botërorin e vitit 2026.

Për shumëkënd, projekti ideal për të do të ishte ai amerikan i Inter Majemit. Ky i fundit ka mbledhur disa emra të njohur të futbollit botëror që janë në fundin e karrierës, si Lionel Mesi, Luis Suarez, Zhordi Alba e Serxhi Buskets. Afrimi i Luka Modriç do të ishte një tjetër pjesëz që i shtohet klubit në pronësi të Dejvid Bekam, i cili synon të bëhet emri kryesor në MLS.

Bëhet e ditur se Inter Majemi në fakt e ka kërkuar kroatin që në vitin e kaluar, duke u interesuar vazhdimisht për situatën e tij kontraktuale. Sipas lajmeve paraprake në mediat ndërkombëtare, për Modriç është gati një kontratë njëvjeçare deri pas përfundimit të Botërorit, me një rrogë prej 2,5 milionë dollarësh.

 

Po ndodh...