Shqipëri-Angli në “Air Albania Stadium” i besohet arbitrit italian

14 Nëntor 2025, 14:18 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëri-Angli në “Air Albania Stadium” i besohet arbitrit

Shqipëria dhe Anglia do të përballen më 16 nëntor në orën 18:00 në “Air Albania Stadium”, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Takimi do të drejtohet nga arbitri italian Marco Guida, i cili do të ketë për ndihmës Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa zyrtar i katërt do të jetë Simone Sozza.

Në videoasistent do të jetë Marco Di Bello, me ndihmës Valerio Marini-n.

Kjo përballje ka një histori të gjatë mes dy përfaqësueseve, ku Anglia ka shfaqur gjithmonë dominim, duke regjistruar 7 fitore në 7 ndeshje të luajtura dhe një golavarazh total prej 21-1.

Anglia ka siguruar tashmë vendin si e para në grup, ndërsa Shqipëria do të luftojë në play-off për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Takimi i të dielës pritet të sjellë emocione dhe është një mundësi për kuqezinjtë që të sfidojnë dominimin historik të “Tre Luanëve”.

Po ndodh...

ide