Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë “të artë”

7 Qershor 2025, 22:41 / SPORT ALFA PRESS
Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr

Shqipëria u përball këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkonin me çdo kusht triumfin, por edhe pse i shkuan shumë afër në minutën e 45-të, ku Rey Manaj humbi një penallti të fituar me mjeshtëri nga Elseid Hysja,m nuk ia dolën dot.

Ndeshja kishte rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, është pritur me interes të madh edhe për tifozët kuqezi.

Por përtej euforisë në shkallët e stadiumit, serbët duket se janë më të favorizuar nga ky rezultat.

Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese në “Air Albania” teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë.

Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, prek veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.

Ndërkohë sa i përket lojës Serbia e nisi më mirë duke mbajtur topin, ndërsa Shqipëria do të fitonte terren nga minuta në minutë.

Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkoviç kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç, Samardziç, Mitroviç, Vlahoviç.

71- Goditje e lehtë e Bajramit para porte, rast ideal.

57- E majta e Samardzic, shpëton mirë Shqipëria.

54- Super pritje e Strakoshës, i mohon golin Serbisë.

48- Mundësi e mirë për ekipin e Sylvinhos, e rrezikshme Shqipëria. Broja shërben në zonë, mbyllet aksioni.

44- Hysaj fiton penallti. Gabon Manaj, e pabesueshme.

30- Broja merr krahun, depërton me shpejtësi por pengohet nga kundërshtari.

24- Asllani nga goditja e dënimit, fut topin në zonë. E vëmendshme prapavija serbe.

21- Rast i shpërdoruar i Vlahovic.

11- Tenton Mitaj, por qëndrore. Elektrizohet stadiumi.

Po ndodh...

ide