Shuhet legjenda e tenisit italian, dy herë kampion i Roland Garros

1 Dhjetor 2025, 13:51 / SPORT ALFA PRESS

Shuhet legjenda e tenisit italian, dy herë kampion i Roland Garros

Nicola Pietrangeli, legjendë e tenisit italian dhe dy herë kampion i Roland Garros, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, duke lënë pas një karrierë me 48 tituj dhe rekorde historike. Federata Italiane e Tenisit dhe botës sportive e nderuan si ikonën më të madhe të tenisit italian.

Tenisti i madh italian, Nicola Pietrangeli, dy herë kampion i Roland Garros, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Pietrangeli u bë italiani i parë që fitoi një Grand Slam në Singolla me triumfin e tij të parë në Roland Garros në vitin 1959, dhe e mbrojti trofeun një vit më vonë.

Me 48 tituj në karrierë, Pietrangeli u konsiderua gjerësisht si tenisti më i madh italian në histori, deri në shfaqjen e numrit dy aktual në botë dhe katër herë fituesit të Grand Slam, Jannik Sinner.

“Tenisi italian po mban zi për një ikonë. Nicola Pietrangeli, i vetmi italian i përfshirë në World Tennis Hall of Fame, ka ndërruar jetë,” konfirmoi Federata Italiane e Tenisit (FITP) të hënën.

Përveç dy sukseseve në French Open, Pietrangeli u rendit edhe dy herë nënkampion në Paris, në vitet 1961 dhe 1964.

Ai luajti një rekord prej 164 ndeshjesh me Italinë në Kupën Davis, duke fituar 120 prej tyre, dhe udhëhoqi vendin drejt titullit të parë në vitin 1976.

“Me trishtim të thellë i themi lamtumirë Nicola Pietrangelit, një legjendë e vërtetë e tenisit italian…thanë në një reagim Organizatorët e Italian Open, ku ai ishte fitues dy herë.

Fansa të tenisit dhe zyrtarë të lartë italianë e më gjerë i bënë homazh jetës e veprës së Nicola Pietrangelit.

 

Po ndodh...