‘’Nëse fiton Frattesi, nuk i flas për ca ditë’’, Asllani: Italinë po e studiojmë me video, Broja i bën dëm të gjitha skuadrave

13 Qershor 2024, 15:01 / SPORT ALFA PRESS

‘’Nëse fiton Frattesi, nuk i flas për ca

Mesfushori i kombëtares, Kristjan Asllani ishte futbollisti i radhës që doli në konferencë për mediat nga Gjermania kur na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja e parë ndaj Italisë.

Asllani: Është normale që i njohim.

Italia është një kombëtare shumë e fortë.

Mezi po pres të hyj në fushë.

Italia është një nga kombëtaret më të forta, por edhe ne i dimë gjërat që kemi për të bërë.

Të presim ndeshjen se si do shkojë.

Këto ditë kanë shkuar shumë mirë.

Ka shumë harmoni dhe pozitivitet.

Po e studiojmë Italinë dhe po shikojmë video.

Barella është një nga mesfushorët më të fortë.

Italia është e fortë si grup.

Po fitoi Fratessi nuk i flas për ca ditë, po fitova unë nuk më flet ai.

Unë besoj se forca jonë është grupi.

Janë tifozat që na mbështesin gjithmonë, janë zjarr.

 Unë besoj se Armando mund ti bëj dëm të gjitha skuadrave.

Është një lojtar shumë i fortë.

Shpresoj që të na bëj naj gol.

 

Po ndodh...

ide