Skandal i ri në Paris, PSG hap hetim të brendshëm, trajneri Galtier ka probleme me racizmin?
12 Prill 2023, 16:58 / SPORT

Problemet te PSG nuk kanë fund.
Sikur të mos mjaftonte situata jo e mirë në skuadër, eliminimi i parakohshëm në Champions League, të reja të tjera jo të pëlqyera vijnë nga Parisi.
Mediat bëjnë me dije se në epiqendër të kritikave është trajneri Galtier.
Shkak është bërë një email i bërë publik kur Galtier ishte pjesë e Nicës, ku pretendohej se teknikut të njohur nuk i pëlqente fakti se në skuadër kishte shumë myslimanë dhe lojtarë me ngjyrë.
Në të tilla kushte, te PSG tashmë kanë nisur një hetim të brendshëm, për të kuptuar nëse këto qëndrime te “timonierit” janë të vërteta apo thjeshtë thashetheme.
Shkarkimi nuk duket dhe aq larg, por drejtuesit nuk duan të nxitohen, të paktën deri sa të konfirmojnë gjithçka.
-
Humba 10 vite jetë”, Guardiola: Fitojmë edhe në Bavari
12 Prill, 16:42
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
