Skena jashtë normales në Angli, tifozët futen në fushë pas golit të rëndësishëm në frymën e fundit
3 Maj 2025, 20:41 / SPORT

Skena jashtë normales u panë sot në Bradford, ndërsa ekipi i qytetit mposhti Fletvud me rezultatin 1-0. Goli i fitores erdhi në minutën e 96-të dhe i siguroi Bradfordit një vend në Ligën Një për sezonin e ardhshëm.
Vetëm fitorja bënte punë pas një ecurie negative dhe erdhi atëherë kur duhej më shumë. Bradford i mori vendin e tretë Ualsall, që po priste të festonte në anën tjetër.
Ualsall do të vazhdojë rrugëtimin e tij duke shpresuar te ngjitja përmes “play-off”. U luajtën plot 46 javë në ligën e katërt për nga rëndësia në futbollin anglez dhe këto ishin skenat e prodhuara në fund.
Goli dhe festa e tifozëve të Bradford: (VIDEO)
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


