Slavia e nis në sulm, traversa shpëton kampionët e Kosovës

15 Shtator 2022, 19:15 / SPORT ALFA PRESS

Slavia e nis në sulm, traversa shpëton kampionët e Kosovës

Ballkani është gati për duelin e radhës në Conference League. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sonte Slavia Prague në kryeqytetin çek, ndeshje që fillon në orën 18:45 dhe transmetohet në SuperSport 2. Skuadra nga Suhareka është pjesë e grupit G aty ku garojnë edhe turqit e Sivasspor dhe rumunët e Cluj.

Me këta të fundit, djemtë e Ilir Dajës barazuan 1-1 në “Fadil Vokrri” në takimin debutues në grupet e Conference League. Ballkani zbret në fushë me rreshtimin e zakonshëm 4-3-3, teksa tekniku Daja ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me barazimin shtëpiak ndaj Cluj.

Lumbardh Dellova do të luajë në qendër të mesfushës në vend të Qëndrim Zybës, teksa vendin e tij në prapavijë përkrah Bajram Jashincës e zë Egzon Sinani. Ndërkohë, nigeriani Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, e nis si titullar ndeshjen për vendasit e Slavias, duke u aktivizuar në majë të ofensivës.

Po ndodh...